Rrokulliset një veturë e FSK-së (Foto)

  • 07 October 2015 - 09:33
Rrokulliset një veturë e FSK-së (Foto)

Një veturë e Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK) është rrokullisur sot në mëngjes në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, tek vendi që njihet si Rruga e Smallushës.

Nga ky aksident nuk ka pasur të lënduar, raporton gazeta Fjala. 

Policia e Kosovës ndodhet në vendin e ngjarjes për të kryer hetimet lidhur me këtë rast.