Vidhen rreth 4 mijë euro nga një dyqan në veri të Mitrovicës

  • 07 October 2015 - 09:50
Vidhen rreth 4 mijë euro nga një dyqan në veri të Mitrovicës

Dy persona kanë grabitur sot rreth orës 7:00 të mëngjesit çantën me rreth 4 mijë euro nga dyqani ushqimor ‘Vrbas’ në veri të Mitrovicës.

Çanta ishte në zyrën e pronarit brenda këtij dyqani, derisa pronari në ato momente ndodhej jashtë.

Ngjarjen e ka konfirmuar shefi i operativës në Policinë e Kosovës për rajonin e veriut, Zhelko Bojiq, transmeton kp.

Sipas tij, policia është duke punuar në zbardhjen e rastit, derisa kamerat e sigurisë do të ndihmojnë shumë në këtë drejtim.