Trazira në një burg në Brazil, të burgosurit marrin pengje (Video)

  • 07 October 2015 - 09:54
Trazira në një burg në Brazil, të burgosurit marrin pengje (Video)

Sipas raportimeve të medieve lokale, të paktën dhjetë persona janë marrë peng nga të burgosurit në në një burg në Brazil.

Të armatosur, me thika dhe shkopinj, të burgosurit “uzurpuan” çatinë e burgut, për të mbajtur atë në “kontroll” gjatë gjithë ditës së djeshme.

Aty ata lidhën dhe torturuan pengjet, duke kërcënuar gjithashtu se do ti hidhnin nga çatia.

Ende nuk dihet nëse ka ndonjë të lënduar ose jo, transmeton Telegrafi.

Sidomos si pasojë e ngarkesës së madhe nëpër burgjet e Brazilit, trazirat janë të shpeshta.