Haradinaj: S'do të ndalemi, do ta pengojmë zbatimin e marrëveshjeve

  • 07 October 2015 - 09:56
Haradinaj: S'do të ndalemi, do ta pengojmë zbatimin e marrëveshjeve

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush ka thënë se janë të vendosur që mos të lejojnë të hyjnë në fuqi marrëveshja e Asociacionit të Komunave dhe ajo për Demarkacionin me Malin e Zi.

Haradinaj gjatë vizitës që i ka bërë qytetit të Gjakovës ka thënë se opozita është e detyruar që të zgjedhë forma të ndryshme për të penguar zbatimin e këtyre marrëveshjeve.

“Kemi disa vendime të qeverisë të cilat realisht e teprojnë. Pra vendimi për demarkacionin, shkurtimi i kufijve me Malin e Zi. Aleanca së bashku me subjektin tjetër opozitar kanë vendos që mos me leju me u zbatuar këto vendime, pra mos të hyjë në fuqi marrëveshja e Asosacionit të Komunave, dhe mos me hy në fuqi marrëveshja me Malin e Zi, që e ka pru kufirin në gjysmë të Rugovës e cila është pasuri e Kosovës dhe e shqiptarëve në tërësi, dhe duke i parë të gjitha këto, kemi dashtë me e pengu zbatimin e këtyre marrëveshjeve dhe funksionimin e këtij asociacioni”, ka deklaruar Haradinaj.

Sipas tij, opozita do të përdorë forma të ndryshme të cilat mund të mos duken edhe të hijshme vetëm që të ia arrijnë qëllimit.

“ E ne si parti opozitare për me e ndalë dhe me pengu këtë asociacion kemi përdor edhe veprime që ndoshta nuk janë të hijshme as në televizion, as në parametrat qytetarë, por jemi detyruar ta bëjmë këtë gjest në parlament dhe përmes peticionit dhe do ta bëjmë edhe përmes protestave”, ka thënë Haradinaj në Gjakovë”, ka shtuar Haradinaj.