Mustafa: Kriteret për liberalizim përmbushen më 30 nëntor

  • 07 October 2015 - 10:38
Mustafa: Kriteret për liberalizim përmbushen më 30 nëntor

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa në mbledhjen e sotme të Qeverisë ka treguar se deri më datën 30 nëntor do të përmbushen të gjitha kriteret e Bashkimit Evropian për Liberalizimin e vizave, raporton gazeta Kosova Sot Online.

Ai ka thënë se nga 95 kritere që BE ka caktuar për Kosovën, deri tani kanë mbetur vetëm edhe 8 pa u përmbushur.

Sipas Mustafës, BE nuk ka arsye që të mos e caktojë datën për Liberalizimin e Vizave edhe për Kosovën.

Mustafa, në mbledhjen e sotme, raportoi gjithashtu për vizitën e delegacionit të Kosovës në Nju Jork, duke thënë se fokus i këtyre takimeve ishte anëtarësimi i Kosovës në UNESCO, Liberalizimi i vizave, Anëtarësimi në Interpol dhe transformimi i FSK-së në Forca të Armatosura.

(Kosova Sot)