VV: Me 'Zajednicën' do të inkuadrohen 1600 punëtorë shëndetësor serb në veri

  • 07 October 2015 - 11:34
VV: Me 'Zajednicën' do të inkuadrohen 1600 punëtorë shëndetësor serb në veri

Lëvizja Vetëvendosje do të vazhdojë të kundërshtojë marrëveshjet e nënshkruara me palën serbe në Bruksel. Sipas VV-së, implementimi i marrëveshjeve sjell jo vetëm dezintegrim të Kosovës, por edhe të çdo sektori, raporton gazeta Kosova Sot Online.

Fatmire Kollçaku nga kjo Lëvizje, gjatë një konference për media ka thënë se nëse zbatohet marrëveshja për 'Zajednicën' në sektorin e shëndetësisë, strukturat ilegale do të inkuadrojnë rreth 1600 punëtorë shëndetësor në veri dhe asnjë shqiptar.

“Ne si VV nuk do të lejojmë të krijohen spitale etnike dhe të legalizohen. E dini edhe për pakon fiskale, e cila u bë kinse do të na e lehtësoj jetën, por tek barnat ndodhi e kundërta. Ato pa TVSH u bënë edhe me çmime të larta”, ka thënë ajo.

Aktivisti Besim Muzaqi tha se vendojsa e TVSH-së prej 18% për barna e rëndoi akoma më shumë gjendjen ekonomike, sidomos të pacientëve me sëmundje kronike.

“Në Kosovën e qeverisur nga Mustafa e Thaçi nuk është e çuditshme një gjendje e tillë e sidomos kur shëndetësia udhëhiqet nga një ministër i tillë”, ka thënë ai.

Vetëvendosje thotë se është për përjashtimin e barnave nga TVSH-ja dhe zbritjen e çmimve në nivel rajonal.

(Kosova Sot)