Operacioni i BE-së për ndalimin e barkave me refugjatë

  • 07 October 2015 - 11:38
Operacioni i BE-së për ndalimin e barkave me refugjatë

Bashkimi Europian do të nisë një operacion të ri për ndalimin e barkave që përdoren për trafikimin e njerëzve në Detin Mesdhe.

Operacioni me emrin Sofia do të konsistojë në kërkimin dhe ndryshimin e drejtimit të mjeteve lundruese të mbushura me refugjatë.

Gjatë këtij viti, në Europë kanë mbërritur mbi 130 000 emigrantë, të cilët janë nisur nga bregu i Afrikës veriore. Më shumë se 2700 prej tyre janë mbytur.

Për këtë çështje, sot do i drejtohen Parlamentit Europian kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Francois Hollande.