GAP: Investimi në Termokos, i dobishëm

  • 07 October 2015 - 11:59
GAP: Investimi në Termokos, i dobishëm

Instituti për studime të avancuara GAP ka paraqitur sot rezultatet e anketimit mbi ndikimin e kogjenerimit në faturat e energjisë në Prishtinë. Sipas rezultateve nga 350 konsumatorë të anketuar, konsumi vjetor në fatura është 1.5 milion euro. Nga 83% sa është përdorur rryma për ngrohje para kogjenerimit, ka rënë ne 5%, raporton gazeta Kosova Sot Online.

Me këtë rast, përfaqësuesja e ambasadës gjermane në Kosovë, Hebriette Kötter tha se projekti i kogjenerimit në Komunën e Prishtinës ishte një storie e suksesshme dhe shembull i mirë i palëve të ndryshme.

Ajo tha se ‘Termokosi’ ka nevojë për zgjerim dhe investime te reja, ndaj qeveria gjermane ndau edhe 8 milionë euro të tjera për këtë projekt.

Ndrësa, drejtori i ekonimisë Genc Bashota tha se në këtë projekt janë investuar 37 milionë euro dhe me të ngrohen 60 mijë banorë të popullatës së Prishtinës.

Ai ka thënë se nuk do të këtë kyçje të reja deri vitin e ardhshëm dhe se plani i komunës është kyçja ne bllokun B2 dhe riparim të rrjetit ekzistues.

Agron Demi, drejtor i GAP-it tha investimi në sistemin e koogjenerimit ka zvogëluar konsumin e energjisë elektrike për mesatarisht 34 për qind në zonat e Prishtinës që janë të lidhura me ngrohtoren Termokos.

Sipas GAP, në bazë të të gjeturave krahas kursimit të energjisë elektrike ky sistem po ashtu ka ulur dukshëm edhe pakënaqësinë e qytetarëve që kishin më herët ndaj Termokosit.

Po ashtu në të njëjtën kohë ka dyfishuar nivelin e arkëtimit.

Në bazë të të gjeturave pas funksionimit të gjenerimit pagesa mesatare në dhjetor 2014 ka qenë 52 euro, ndërsa në janar 2015 mesatarisht 54 euro për faturë.

Sipas GAP këto të dhëna tregojnë se pas përmirësimit të ngrohjes qendrore faturat e energjisë elektrike kanë rënë mesatarisht për 34 përqind.

Sipas hulumtimit të GAP në dhjetor 2013 një familje ka paguar 77 euro në muaj për energji elektrike.

(Kosova Sot)