Një person nga Klina arrestohet për tentimvrasje

  • 07 October 2015 - 16:42
Një person nga Klina arrestohet për tentimvrasje

Një person nga Klina është arrestuar, pasi ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një personi tjetër,  njofton gazeta Kosova Sot Online.

Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, njofton Policia e Kosovës.

Tek i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë e kalibrit 7.65mm pa municion, ndërsa në vendngjarje është gjetur një gëzhojë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot)