Djaloshi 4-vjeç ankohej për dhimbje në stomak, i gjejnë fetus të vdekur

  • 07 October 2015 - 17:14
Djaloshi 4-vjeç ankohej për dhimbje në stomak, i gjejnë fetus të vdekur

Një djalë katër vjeçar i cili është ankuar për dhimbje në stomak, ka befasuar mjekët të cilët pas ekzaminimit gjetën tek ai diçka të pabesueshme. Sipas raportit të mjekëve, brenda trupit të djaloshit është gjetur një fetus i vdekur, shkruan Mirror.

 Djaloshi ishte dërguar me urgjencë për në spitalin Bengal nga frika se mund të bëhet fjalë për ndonjë tumor. Por pas ekzaminimeve, është konstatuar se bëhet fjalë për një fetus brenda abdomenit të tij.

Fatmirësisht gjithçka ka shkuar siç është më së miri falë një ndërhyrjeje kirurgjikale, por sipas raportit të mjekëve thuhet se duart, këmbët, koka dhe thonjtë e fëmijës ishin formuar mirë.

Ky fenomen i rrallë është i njohur si “fetus në fetus”, që mund të zhvillohet kur një fetus i zakonshëm mbështillet nga binjaku i tij.