Krimi mbetet i pandëshkuar në Ministrinë e Infrastrukturës

  • 07 October 2015 - 17:33
Krimi mbetet i pandëshkuar në Ministrinë e Infrastrukturës

Muharremaj: Prokuroria duhet të tregojë botërisht se a ka hetime në këtë ministri

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Bali Muharremaj thotë se Prokuroria e shtetit duhet të nisë hetimet në këtë ministri për dhënien e tenderëve, licencave për terminale doganore, licencave për Qendrën e homologimit e shumëçka tjetër, sepse me këto veprime kjo ministri ka dëmtuar Kosovën dhe bizneset, duke mos u mundësuar një konkurrencë të lirë

Kryeprokuroria e shtetit vazhdon të heshtë në atë nëse ka nisur hetimet për rastet e tjera të krimit të organizuar në Ministrinë e Infrastrukturës, pas rastit që ka nisur nga ana e EULEX-it ndaj ish-ministrit të kësaj ministrie, Fatmir Limaj dhe vartësve të tij. Me gjithë telefonatat e bëra dhe pyetjet e dërguara në adresë elektronike të Kryeprokurorit të shtetit, Aleksandër Lumezi dhe zëdhënëses për informim të Kryeprokurorisë, Liridona Kozmaqi, nuk kemi marrë ndonjë përgjigje nëse është nisur ndonjë hetim edhe për zyrtarë të tjerë që pasuan Limajn dhe të tjerët. As Qeveria nuk ka kthyer përgjigje se pse po heshtet ndaj zyrtarëve që i shkaktuan dëme të mëdha Kosovës dhe u përfshin në korrupsion dhe bllokada në dhënien e licencave. Në strategjinë shtetërore të Republikës kundër krimit të organizuar dhe Planit të Veprimit për periudhën  2012-2017, ku flitet për këtë ministri, mes tjerash, thuhet se Ministria e Infrastrukturës ka rol në luftën kundër  krimit të organizuar nëpërmjet bashkëpunimit dhe koordinimit me institucionet e tjera në kuadër të kompetencave dhe përgjegjësive të veta për dhënien e mbështetjes të institucioneve, të cilat angazhohen në parandalimin dhe luftimit e krimit të organizuar.

Po dëmtohet shteti

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Bali Muharremaj thotë se Prokuroria e shtetit duhet të nisë hetime në këtë ministri për dhënien e tenderëve, licencave për terminale doganore, licencave për Qendrën e homologimit e shumëçka tjetër, sepse me këto veprime kjo ministri ka dëmtuar Kosovën dhe bizneset, duke mos u mundësuar një konkurrencë të lirë. Ai thotë se Ministria e Infrastrukturës duhet që të përgjigjet, pse jo edhe me një raport pune para a Kuvendit se a do të mund të shohim se më të vërtetë krimi i organizuar po luftohet në këtë ministri. “Ata duhet të jenë të hapur e mos të heshtin se në Prokurori duhet të tregojnë botërisht se a ka të tilla hetime,  sepse tashmë po dihet botërisht se krimi në Ministrinë e Infrastrukturës dhe në të tjera ministri e institucione vazhdon të jetë i pandëshkuar “, thotë Muharremaj. (Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)