Dhjetë vendet më të mira për të jetuar në Dubai

  • 07 October 2015 - 20:47
Dhjetë vendet më të mira për të jetuar në Dubai

Shumica e njerëzve dështojnë ta gjejnë një vend të përshtatshëm për buxhetin e tyre dhe kështu përfundojnë duke e humbur një mundësi të artë për të jetuar në këtë vend. Mirëpo, së fundmi është publikuar një listë e lokacioneve më të famshme ku jepen shtëpi me qira në Dubai, listë që tregon edhe për bukuritë e rralla të këtij vendi magjepsës, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Marina e Dubait

Kjo marinë e punuar nga dora e njeriut është një vend shumë i përshtatshëm për të jetuar, pasi që është i mbushur përplot hapësira banimi buzë ujit, ndër të cilat gjendet edhe Kulla Princeshë, që është ndërtesa më e lartë për banim në mbarë globin. Dyqanet e shumta, pistat e ecjes pranë detit si dhe hapësirat e panumërta për t’u argëtuar bëjnë që çmimi prej mesatarisht 19.836 euro në vit të jetë shumë i arsyeshëm për një eksperiencë të tillë, që nuk harrohet.

Image

Kullat buzë liqenit Xhumeirah

Jeta në Dubai është paksa më e lirë në njërën prej Kullave buzë liqenit Xhumeirah, ku ndërtesat janë shumë afër atyre që shtrihen buzë Marinës së Dubait. Qiraja vjetore për një apartament në këtë zonë kushton mesatarisht 18.628 euro ndërsa në këmbim ofron pamje të mrekullueshme të liqeneve artificiale, që gjenden përreth ndërtesave.

Image

Pjesa antike e Dubait

E, kur flasim për një jetesë më të lirë në Dubai, atëherë ky distrikt historik është më i përshtatshmi për ju. Kjo pjesë e qytetit ofron një pamje të bukur drejt objekteve me rëndësi të madhe kulturo-historike, ndërsa qiratë e apartamenteve në këtë zonë kushtojnë mesatarisht 15.598 euro.

Image

Qendra e Dubait

Qendra e qytetit, pa dyshim, është njëra nga pjesët më ekskluzive të Dubait, ku gjendet edhe ndërtesa më e lartë në botë - Burj Khalifa. Apartamentet, që gjenden në ndërtesat përreth ofrojnë një pamje mbresëlënëse të qytetit, e të ndërtesës më të larët në botë në veçanti, ndërsa qiraja e një apartamenti mesatar në qendër të qytetit do t’ju kushtonte 23.251 euro në vit.

Image

Gjiri i biznesit

Gjiri i biznesit, që gjendet fare pranë qendrës së qytetit, është më të vërtetë pjesa më e përshtatshme për të bërë biznes. Andaj, çmimi mesatar prej 19.188 eurosh në vit është i arsyeshëm duke ditur se në këtë mënyrë do të jetonit në zemrën e aktivitetit të biznesit, në njërin prej qyteteve më të zhvilluara të botës.

Image

'Al Barsha’

E ndërtuar për qëllime banimi në perëndim të Dubait, ‘Al Barsha’ është një pjesë më e përshtatshme për të jetuar, për shkak të kostos më të ultë të popullsisë. Kjo zonë e qytetit është më pak e zhvilluar, në krahasim me pjesën tjetër të Dubait, gjë kjo që e arsyeton edhe faktin që qiraja e një apartamenti në këtë zonë kushton mesatarisht 16.910 euro në vit.

Image

Deira

Deira është njëra nga zonat më të vjetra të qytetit, që gjendet afër bankave të Dubait. Plani urbanistik i Dubait tregon që kjo zonë e qytetit do të zhvillohet shumë në të ardhmen, megjithatë, sot për sot, qiraja mesatare në këtë pjesë të qytetit kushton 15.700 euro në vit.

Image

Qyteti i Sportit në Dubai

Në qytetin e Sportit përbrenda Dubait mund të gjesh palestra të ndryshme sportive dhe një stil jetese shumë aktiv. Ndër zonat më të përshtatshme për aktivitet sportiv në gjithë territorin e kryeqytetit të Emirateve të Bashkuara Arabe gjenden në këtë zonë, andaj çmimi prej 12.406 eurosh në vit për qiranë e një apartamenti mesatar në këtë zonë është i arsyeshëm.

Image

Palma ‘Jumeirah’

Kjo pjesë unike e Dubait, që përbëhet nga ishuj të krijuar nga dora e njeriut, e që janë të lidhur me pjesën kryesore të qytetit nëpërmjet një hekurudhe me një shinë. Palma ‘Jumeirah’ është ishulli i parë i këtij lloji nga gjithsej tre ishuj sa kanë qenë të planifikuar, ndërsa, kur shihet e gjithë kjo bukuri atëherë çmimi prej 20.182 eurosh në vit për një apartament mesatar në këtë zonë është më shumë se i arsyeshëm.

Image

Lagjja përballë Detit Arabik

Me Gjirin Persik që gjendet në perëndim të saj, kjo zonë që shtrihet buzë detit është një ambient shumë i përshtatshëm për jetesë, me Detin Arab si fqinj të parë. Plani i zhvillimit të kësaj zone, që ka kushtuar 5 miliardë euro, ishte nisur në vitin 2002 për të përfunduar në vitin 2010, me gjithsej 40 kulla të larta që akomodojnë deri në 15.000 banorë. I gjithë ky luks bën që banorët e kësaj zone të paguajnë nga mesatarisht 20.662 euro në vit.

Image

(Kosova Sot)