Milionat e krimit po nxirren "të pastruar" jashtë Kosovës

  • 08 October 2015 - 07:36
Milionat e krimit po nxirren

Zhvatja e pandalshme e buxhetit të Republikës

Dyshohet se oligarkët e inkriminuar po deponojnë shuma të mëdha milionëshe jashtë vendit

Analistë dhe politikanë opozitarë theksojnë se rrjeti kriminal i politikanëve mafiozë po shpëlajnë paratë e pista në ndërmarrje të dyshimta në Kosovë për t'i dërguar në banka të ndryshme jashtë shtetit

Fuqizimi i monopoleve në Kosovë, me mbështetjen e pushtetit të inkriminuar, po krijon një hendek të madh mes një grupi që kanë gjithçka në duart e tyre dhe pjesës tjetër të shoqërisë, që mezi mbijeton për shkak të krizës ekonomike qe ka kapluar Kosovën. Shuma të mëdha parash dyshohet se qarkullojnë paligjshëm, në kanale kriminale, por të cilat organet e drejtësisë nuk i prekin. Ish-ministri MTI-së, Ismet Mulaj, thotë se që nga paslufta e deri më sot nuk ka pasur një vullnet politik nga asnjë qeveri e deritashme që të luftohen monopolet e kundërligjshme e kundërkushtetuese  në fushën e ekonomisë, të cilat janë të kundërligjshme. "Fatkeqësia është se këto monopole kanë gjetur një ambient të përshtatshëm  për të lulëzuar dhe po lulëzojnë akoma e të mbështetura fuqishëm nga të fortët", thotë ish-ministri Mulaj. Ai vlerëson se e keqja është se paratë e mëdha, që këto monopole po i nxjerrin jashtë, po investohen në vende të ndryshme të botës ."Fatkeqësia edhe më e madhe është se kjo klasë politike e tashme në pushtet, këto dy parti politike, PDK-ja dhe LDK-ja, nuk po tregojnë asnjë vullnet që të luftojnë monopolet dhe që të krijohet një  ambient i të bërit biznes të ligjshëm e kushtetues në  Kosovë, që të jenë  miqësorë edhe në raport me bizneset tjera te ligjshme", thotë më tej Mulaj... (Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)