SHBA-të reagojnë fuqishëm: Armët nuk kanë vend në Kuvend
Ambasada Amerikane në Kosovë ka reaguar ndaj gjendjes së krijuar sot në Kuvendin e Kosovës, ku opozita hodhi gaz lotësjellës në Kuvendin e Kosovës.
Kjo është komunikata e plotë e Ambasadës Amerikane në Kosovë:
Ambasada e SHBA-ve dënon dhunën në Kuvend
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë dënon dhunën e sotme në Kuvendin e Kosovës. Armët nuk kanë vend në parlamente. Sjellja e tmerrshme e anëtarëve të caktuar të Kuvendit nga radhët e opozitës - e cila çoi te kërkimi i kujdesit mjekësor për anëtarët tjerë të Kuvendit si dhe për vëzhguesit ndërkombëtarë, përfshirë personelin nga Ambasada e Sh.B.A.-ve - bën tallje me njërën nga institucionet më të rëndësishme demokratike të Kosovës.
Dhuna e sotme, së bashku me atë të tri javëve paraprake, i ka pamundësuar Kuvendit që të plotësojë mandatin e vet në përmirësimin e jetës së qytetarëve të Kosovës. Kjo nuk është demokraci. Kjo është pengim i procesit demokratik. Sikurse që kemi bërë edhe në të kaluarën, Shtetet e Bashkuara fuqimisht kërkon nga opozita që të heq dorë nga përdorimi i dhunës si taktikë politike, dhe që të angazhohet konstruktivisht në punën e rëndësishme të Kuvendit për të avancuar interesat e popullit të Kosovës.
(Kosova Sot)