Përgjaket Rruga e Kombit, tre të vdekur, një i plagosur

  • 08 October 2015 - 17:34
Përgjaket Rruga e Kombit, tre të vdekur, një i plagosur

Përgjaket Rruga e Kombit pranë Kukësit. Tre të vdekur dhe një i plagosur është bilanci i aksidentit që ndodhi pasditen e sotme.

Fillimisht ishte një automjet tip “Ford” i cili kishte dalë nga rruga pasi drejtuesi i mjetit humbi kontrollin.

Kur karrotreci mbërriti për të tërhequr makinën e aksidentuar, një tjetër automjet që lëvizte me shpejtësi është përplasur me karrotrecin, duke i shkaktuar vdekjen tre personave, identiteti i të cilëve nuk dihet ende.

Aktualisht policia është në vendngjarje për të kryer veprimet hetimore.