Ambasadori britanik: Jam i tmerruar nga skenat në Kuvend

  • 08 October 2015 - 17:38
Ambasadori britanik: Jam i tmerruar nga skenat në Kuvend

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Prishtinë, Ruairi O’Connell, ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve të sotme në Kuvendin e Kosovës. Ai ka thënë se është i shqetësuar për shkak të përdorimit të dhunës në Kuvend.

Ja cfarë shkruan ai.

Unë jam i tmerruar me skenat e sotme në Kuvend. Kjo ishte dhunë. Dhuna nuk ka vend në demokraci. Unë iu kam shmangur komentimit të bllokadës së vazhdueshme politike në Kuvend, sepse besoj se populli i Kosovës - të cilët luftuan me vite për të ndërtuar diçka të veçantë në Kosovë, mund dhe duhet patjetër të marrë përgjegjësinë për fatin e vet politik.

Por, ngjarjet e ditës së sotme shkojnë përtej çdo standardi të demokracisë. Unë nuk mund të besoj se populli i Kosovës ka dëshiruar diçka të tillë kur kundërshtonin shtypjen, apo kur ata punonin me bashkësinë ndërkombëtare për të ndërtuar një Kosovë të re. Jam i shqetësuar nga përdorimi i dhunës, veçanërisht brenda Kuvendit.

Kosova përballet me shumë sfida. Është në interesin tonë të përbashkët, Britanisë dhe Kosovës, për t’i adresuar këto sfida. Por a ndihmojnë këto veprime në përmirësimin e sektorit të drejtësisë? A merren ato me problemin shumë real të korrupsionit dhe shpërdorimit të institucioneve shtetërore? A ndihmojnë ato për të tërhequr investitorë dhe për të krijuar vende pune? A e ndihmojnë Kosovën të fitojë njohje ndërkombëtare? Unë mendoj se jo. Kështu që, unë ju bëjë thirrje partive opozitare që të përmbahen nga dhuna dhe të respektojnë institucionet për krijimin e të cilave ato vet u sakrifikuan.