Edhe një viktimë nga shkallët lëvizëse në Kinë (Foto)

  • 08 October 2015 - 19:01
Edhe një viktimë nga shkallët lëvizëse në Kinë (Foto)

Një djalosh ka humbur jetën ost, pasi kishte ngecur në një rrethojë të shkallëve lëvizëse.

Incidenti ka ndodhur rreth orës 11 në një stacion të metros në Chongqing, në perëndim të Kinës, raporton People’s Daily Online.

Aktualisht nuk është e qartë se si ka ndodhur ky incident. Edhe pse stafi i sigurimit të stacionit kishin reaguar shpejtë, prapë ishte e pamundur që të reagohet në kohë, për ta shpëtuar djaloshin.

Dëshmitarët thënë se një gura, e cila besohet të ketë qenë nëna e viktimës, e mbante atë për dore pak minuta para aksidentit.

Sipas videove të publikuara, shihet një kaos i vërtet rreth shkallëve. Gruaja në fjalë shihet të jetë shumë e shqetësuar, por shihet edhe një vajzë duke quajtur.

Këto shkallë lëvizëse janë mbyllur përderisa të kryhen hetime të mëtutjeshme. Ndërkohë policia lokale ende nuk ka dal me një qëndrim.

Në Kinë, pak kohë më parë, kishte ndodhur edhe një aksident, ku si pasojë vdiq një grua e cila tentonte ta shpëtonte djalin e saj.2D31C0A100000578-3264566-image-m-9_14442985345072D31C08F00000578-3264566-image-a-10_1444298562595