Mban familjen duke lustruar këpucët

  • 08 October 2015 - 19:15
Mban familjen duke lustruar këpucët

Vetoni: “Më mirë kështu sesa të shtrij dorën e të bëhem lypës”

Qysh në mëngjesin e hershëm po të dalësh dhe të ecësh në sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë, si dhe në sheshet e tjera që janë ngjitas, mund ta shohësh 23-vjeçarin, Veton Shabani. Ai, duke lustruar këpucët, mban familjen dhe i vetmi është që çon para në shtëpi

Në një kënd në sheshin ‘Nëna Terezë’ në Prishtinë qëndron i ulur një djalë i ri. Qysh në mëngjesin e hershëm, po të dalësh dhe të ecësh nëpër këtë shesh si dhe në sheshet e tjera që janë ngjitas me këtë shesh, mund ta shohësh atë djalë. Përballë vetës ka një tavolinë të vogël të mbuluar me disa furça dhe me kuti të vogla, të cilat përmbajnë ngjyrë të këpucëve. Ai është i ulur afër asaj tavoline dhe shikon njerëzit që ecin përballë tij. Nganjëherë vë duart në faqe e nganjëherë edhe rregullon furçat, duke ua ndërruar vendet. Një fytyrë e zbehur me sy të mërzitur e me duar të zhytura nga ngjyra e këpucëve si dhe me rroba tejet të thjesha, është pamja fizike e këtij djaloshi.

Rritet buzëqeshja kur i afrohen myshterinjtë

E buzëqeshja e tij duket atëher kur përballë mini-tavolinës së tij ndalet ndonjë qytetar dhe vë këmbën në atë tavolinë që ai t’ia lustrojë këpucët, e pas këtij shërbimi ai merr ndonjë para, gjë për të cilën edhe gëzohet. Me t’u afruar pranë tij, qytetarët, kur vënë këmbën për t’ia lustruar këpucët, menjëherë e pyesin ‘Sa është çmimi’, e përgjigja që ai thotë është: ’50 centë asgjë, mirëpo më jep sa të kesh, nuk ka rëndësi’.  Është ky 23- vjeçari Veton Shabani, i cili tregon arsyen se përse del çdo ditë në këto sheshe. “Jetoj në baraka në Fushë të Pajtimit, në Prishtinë. Gjendja në të cilën jetojmë në ato baraka është tejet e vështirë, është ngushtë, na mungojnë shumë orendi, mbuloja, veshmbathja, e shumë gjëra të tjera. Po ashtu tani dimrit është ftohtë dhe duhet ta ndezim shporetin shumë, që të ngrohet baraka”, ka thënë ai. Numri ku mund ta kontaktoni këtë familje për ta ndihmuar është 045/657 833.  (Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)