Reagim i shteteve të BE’së, Zyrës dhe Përfaqësuesit të BE’së : I dënojmë veprimet e opozitës

  • 08 October 2015 - 19:33
Reagim i shteteve të BE’së, Zyrës dhe Përfaqësuesit të BE’së : I dënojmë veprimet e opozitës

Përfaqësuesi Special i Bashkimit, Zyra e BE’së, Ambasadat dhe Zyrat e Shteteve anëtare të Bashkimit Europian i kanë dënuar veprimet e sotme të opozitës në Kuvend. Po ashtu, opozitës i është bërë thirrje që t'i respektojë parimet themelore të demokracisë.

Më poshtë deklarata e plotë të cilën e ka siguruar Gazeta Express.

Deklaratë e përbashkët e Zyrës së BE-së në Kosovë/Përfaqësuesit të Posaçm të BE-së dhe Ambasadat/Zyrat e Shteteve Anëtare të BE-së në Kosovë

“Veprimet e dhunshme në Kuvend sot janë për keqardhje. Derisa secili është i lirë që të shprehë mendimin dhe të mbrojë pozitën e tij/saj, përdorimi i dhunës është i papranueshëm. Kjo nuk zgjidhë asnjë problem të Kosovës, mirëpo vetëm i rritë ato.

Ne dënojmë veprimet e opozitës në Kuvend sot dhe u bëjmë thirrje që të respektojnë parimet themelore të demokracisë dhe të mundësojnë një debat të lirë dhe të hapur në Kuvend për të gjitha çështjet lidhur me Kosovën.

Sjellja e pamatur si kjo sot nuk kanë vend në një demokraci dhe është e papranueshme. Duhet të kuptohet se në një demokraci edhe opozita duhet të pajtohet me votën e shumicës. Ne jemi zotuar që të punojmë me institucionet e Kosovës dhe të mos pranojmë dhunën dhe thirrjet për dhunë si mjet politik legjitim.”