Rama “interviston” studenten serbe që flet shqip: A të pëlqejnë djemtë shqiptarë? (Foto)

  • 08 October 2015 - 19:38
Rama “interviston” studenten serbe që flet shqip: A të pëlqejnë djemtë shqiptarë? (Foto)

Një vajzë serbe e cila vitet e fundit ka nisur të mësonte gjuhën shqipe ka krijuar mjaft emocione në hollin e kryeministrisë, aty ku u mbajt një bashkëbisedim mes studentëve shqiptarë dhe serbë.

Ata ndodhen në vendin tonë në kuadër të një bashkëpunimi mes dy ministrive të Arsimit por edhe për të ndjekur përballjen mes kombëtares shqiptare dhe serbe që luhet në mbrëmje në “Elbasan Arena”.

Kreu i qeverisë Edi Rama, ka dashur të mësoj më shumë për natën e tyre në Tiranë, të cilët e kaluan në familjet e studentëve shqiptarë. E para që rrëfeu për këtë përvojë ishte një studente shqiptare e cila tha se ky gjest në dukje i vogël tejçon mesazhin e bashkëjetesës mes dy vendeve fqinje që vite më parë nuk mund të mendohej.
“Si ishte nata e parë me alienët?”, – ishte pyetja që Rama i drejtoi studentes me buzëqeshje duke nënkuptuar përshtypjen që është krijuar për shqiptarët.