Izraeli akuzon Facebook’un dhe YouTube për inkurajim të palestinezëve për sulme

  • 08 October 2015 - 20:27
Izraeli akuzon Facebook’un dhe YouTube për inkurajim të palestinezëve për sulme

Izraeli e ka pyetur Facebook’un dhe YouTube për të hequr videot të cilat thuhet se po inkurajojnë palestinezët për dhunë kundër izraelitëve.

Katër izraelitë janë vrarë në Jerusalem dhe në Bregun Perëndimor në javët e fundit dhe dy palestinezë janë qëlluar për vdekje në përleshjet me forcat e sigurisë. Tre palestinezë të dyshuar janë vrarë nga policia.