Mësuesi danez ua tregon nxënësve filmin e luftës në Bosnjë, largohet nga puna

  • 08 October 2015 - 21:19
Mësuesi danez ua tregon nxënësve filmin e luftës në Bosnjë, largohet nga puna

Një mësues në Danimarkë është shkarkuar nga shkolla pasi që nxënësve të klasës së katërt ua ka shfaqur një film lufte, shkruan N1.

Siç transmetojmë mediat daneze, mësuesi nga shkolla Gudumholm është shkarkuar pasi që nxënësve që kanë nëntë dhe dhjetë vjet, në orë ua ka treguar filmin “Shpëtimtari”

Tema e filmit është lufta në Bosnjë e Hercegovinë, ndërsa rekomandohet për persona mbi moshën 15 vjeçare.

Mediat në Danimarkë shkruajnë se filmi në përgjithësi nuk ka ndikuar negativisht tek nxënësit por megjithatë disa nga ta kanë pasur ëndrra natës ndërsa disa tjerë u është dashur edhe ndihma e psikologut.