Seanca e radhës e Kuvendit, më 15 tetor (Video)

  • 08 October 2015 - 21:43
Seanca e radhës e Kuvendit, më 15 tetor (Video)

Kryeparlamentari Kadri Veseli, gjatë mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, tregoi se kur do të jetë seanca tjetër plenare.

“Propozoj që seanca plenare të mbahet me 15 tetor e enjte”, tha Veseli gjatë mbledhjes së Kryesisë.

Në mbledhje u diskutua edhe për ngjarjet e sotme në Kuvend, mbi të cilat Veseli tha se në asnjë vend demokratik nuk ndodh çfarë po ndodh në Kosovë.

Nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti, tha se ajo çfarë ka ndodhur sot nuk është demokratike.

“Demokracia nuk lejon anarki”, tha Haliti.

Nga ana tjetër, Ismet Beqiri, kryetar i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, tha se është për keqardhje dhe turp ajo çfarë ka ndodhur sot në Kuvendin e Kosovës.