Njëmbëdhjetë lehonat më të moshuara në botë

  • 08 October 2015 - 23:00
Njëmbëdhjetë lehonat më të moshuara në botë

Si do të ndiheshit sikur nëna juaj, në ditën tuaj të parë të shkollës, të kishte 70 vjet? Njihuni me gratë, të cilat hynë në histori si nënat më të moshuara në botë. 

 1. Omkari Panwar

Omkari Panwar lindi dy fëmijë, Christian dhe Pau, në moshën 70- vjeçare, më 27 qershor të vitit 2008. Edhe ajo i kishte gënjyer mjekët në lidhje me moshën e saj. Lindi me prerje cezariane dhe të dy fëmijët ishin të shëndoshë në momentin e lindjes. Çifti Panwar më parë kishin dy vajza të mëdha dhe pesë nipër e mbesa. Atyre u duhej një djalë për ta trashëguar emrin dhe shtëpinë. IVF-në e paguan me paratë që i morën  me kredi.

Image

2. Maria del Carmen Bousada de Lara 

Maria u bë nëna më e vjetër, pasi lindi fëmijët e saj më 29 dhjetor të vitit 2006, shtatë ditë pasi kishte mbushur 67 vjet. Dhe, ajo lindi binjakë.  Nëna e saj kishte jetuar deri në moshën 101- vjeçare, prandaj ajo ishte optimiste, se do të jetonte sa për t’i rritur fëmijët e saj. Ajo i gënjeu mjekët, duke thënë se kishte 55 vjet. Maria vdiq kur binjakët e saj kishin 2 vjet.

Image

3. Adriana Iliescu

Adriana Iliescu ishte 66-vjeçare kur lindi para kohe, në vitin 2005, një vajzë të vockël. Ajo i ishte nënshtruar trajtimit IVF për nëntë vjet, para shtatzënësisë. Ajo gjithmonë kishte dashur që të kishte fëmijë, por deri atëherë nuk kishte mundur. Tani vajza e saj, Eliza, është nxënëse e mirë në shkollë.

Image

4. Sandra Lennon

Sandra Lennon ishte nënë e dy fëmijëve dhe gjyshe e katër të tjerëve. Në tetor të vitit 2004, Sandra lindi një djalë, Alex, në moshën 59-vjeçare. Ky ishte fëmija i saj i dytë i lindur me trajtim IVF. Në vitin 2003, ajo u bë nëna e dytë britanike për nga mosha. Por, vajza e saj e madhe, Lisa, e quajti nënë egoiste.

Image

5. Janise Wulf

Ajo kishte 20 mbesa dhe nipa dhe 3 stërnipa. Më 19 shkurt të vitit 2006, Janise Wulf lindi një djalë, Adam, derisa kishte 62 vjet. Mjeku i saj u pajtua me trajtimin e Janise-s me terapi IVF, meqë Janise kishte shëndet të mirë.

Image

6. Ann Stolper

Si do të ndiheshit sikur të ishit fëmija biologjik i gjyshes tuaj? Ann Stolper lindi dy mbesat e saj, Itai dhe Maya, më 1 dhjetor të vitit 2006, në moshën 58- vjeçare! Si qe e mundur kjo? Kjo ishte e mundshme për shkak se ajo ishte nënë surrogate për vajzën e saj Caryn, ku kjo e fundit kishte mbetur pa mitër në moshën 25- vjeçare, si pasojë e kancerit.

Image

 7. Dawn Brooke

Dawn Brooke ishte nëna më e vjetër që mbeti shtatzënë në mënyrë natyrore. Kjo e theu rekordin botëror për dy vjet. Ajo kishte 59 vjet, prandaj simptomat e shtatzënësisë i kishte interpretuar si tumor. Djali që lindi, më pas u bë një ekspert i madh i matematikës, me një koeficient të lartë të inteligjencës.

Image

8. Elizabeth Adeney

Sikur t’i kishit 66 vjet dhe të punonit pesë ditë në javë, a do ta konsideronit këtë kohë të përkryer për ta lindur një fëmijë? Elizabeth Adeney veproi kështu. Ajo ishte një biznesmene e pasur dhe kishte një shëndet të mrekullueshëm në kohën kur ngeli shtatzënë. Në moshën 66- vjeçare ajo lindi djalin Jolyon, më 28 maj të vitit 2009. Meqë burri i saj 71- vjeçar kishte qenë kundër kësaj shtatzënësie, ata u ndanë.

Image

9. Annegret Raunigk

Annegret Raunigk është gruaja më e vjetër që ka lindur katërnjakë. Kjo 65- vjeçare lindi katërnjakët e saj në fillim të këtij viti. Ata ishin tre djem dhe një vajzë. Bebet kanë lindur tre muaj para kohe, me anë të prerjes cezariane. Para kësaj lindjeje, Raunigk kishte 13 fëmijë të tjerë, të moshës nga 9 deri 40- vjeçare. Ajo do të bëhet plakë 70- vjeçare kur katërnjakët e saj do t’ia nisin shkollës.

Image

10. Jeanine Salomone

Rrëfimi i Jeanine-s ishte kontrovers dhe kërkoi një hetim të autoriteteve franceze. Jeanine lindi një djalë në vitin 2001, në moshën 62- vjeçare. Por, dy qelizat vezë që iu dhuruan asaj, ishin të fekonduara me spermën e vëllait të saj, Robert. Edhe pse kjo duket bizare, Jeanine e mbrojti veten duke thënë se dëshironte ta vazhdonte linjën e saj gjenetike, me anë të gjeneve të vëllait. Robert më pas ka bërë vetëvrasje, derisa fëmijët janë grindur rreth trashëgimisë.

Image

11. Lauren Cohen                                         

Ajo tanimë kishte vajzën 26- vjeçare, Renee. Një avokate profesionale dhe e martuar, në dhjetor të vitit 2004, Lauren Cohen lindi vajzën që e quajti Raquel. Asokohe ajo kishte 58 vjet. Por, sikur kjo të mos mjaftonte, në maj të vitit 2006 ajo lindi binjakët Gregory dhe Giselle!

Ajo me këtë rast i përdori embrionet e saj të ngrira nga trajtimi IVF në vitin 2004. Në kohën kur i lindi binjakët, Laurenit i mungonte vetëm edhe një muaj që t’i bënte 60 vjet!

Image

(Kosova Sot)