“Zonja e xhihadit” bindi familjen katolike t’i bashkohej ISIS'it

  • 08 October 2015 - 23:32
“Zonja e xhihadit” bindi familjen katolike t’i bashkohej ISIS'it

Një vajzë e bardhë katolike nga Italia, bindi të gjithë familjen e saj që të konvertohej në mysliman ekstrem dhe t’i bashkohej ISIS në Siri. Maria Giulia Sergio, një ish punonjëse call center-i, e ashtuquajtur tashmë “ zonja xhihad” udhëtoi sëbashku me bashkëshortin e saj, një mysliman shqiptar i quajtur Aldo Kobuzi në fund të vitit 2014 për në Siri.

Por mendohet se ajo u konvertua në myslimane në vitin 2007 kur u martua me burrin e parë, një picëbërës maroken, me të cilin u divorcua më vonë. Por pavarësisht largimit të saj, 28 vjeçarja mbajti kontakte të vazhdueshme me prindërit Sergio dhe Assunta si dhe motrën e saj të madhe Marianna, duke i bombarduar ata me propagandë fetare në Skype derisa ata pranuan që ta ndiqnin atë. Nga vëzhgimet e policisë së bisedave të saj në skype, mësohet se “nusja e xhihadit” që ndërroi emrin nga Maria në Fatima, ashtu si vajza e katërt e Profetit, predikonte tek familjarët e saj që jobesimtarët duhet të vriteshin në tokat e tyre.

Familja e saj ishte me origjinë nga Torre del Greco, afër Napolit. Rreth 10 vjet më parë, në gjendje të vështirë ekonomike ata u transferuan në Inzago, afër Milanit duke përfituar nga bujaria e një kishe dhe një organizate bamirësie që i ndihmoi. Por nën presionin e vazhdueshëm të vajzës së tyre, familja vendosi që të linte Italinë për një jetë të re në Shtetin Islamik, në fund të qershorit.

Njësia anti-terror italiane, e cila po monitronte orë pas ore bisedat e tyre në skype i arrestoi ata. Ata akuzohen për krime terroriste. Gjatë asaj jave, ndodhi një tragjedi e papritur. Mamaja e Fatimes, Assunta vdiq teksa priste gjykimin në burg.

Përpara vdekjes së saj, Fatima qortoi nënën dhe anëtarët e tjerë të familjes për faktin se po vazhdonin të jetonin në mesin e besimtarëve dhe insistoi që ata të braktisnin jetën e tyre në Itali për të nisur pelegrinazhin në Haxh, ose përndryshe ajo nuk do t’i donte më kurrë ata.

Nga regjistrimet e tabulateve telefonike është zbuluar një kerkesë e sinqertë e nënës së saj nëse do të kishte mundësi që të mbillte perime në kopësht në shtetin islamik dhe se donte të merrte me vete edhe kotelet e saj. Por vajza ekstremiste urdhëroi babin e saj që ta çonte të ëmën në Siri prej flokësh, pasi ajo nuk kishte të drejtë të kërkonte asgjë dhe duhej t’i bindej burrit.

Nëna e Fatimes ishte e gatshme të ndiqte vazjën në Siri vetëm nëse ajo i premtonte se do t’i blinte një makinë larëse. Ndërsa gjatë një telefonate, Fatima i thotë të motrës: Nëse do të arrinit të shikonit muxhahedinët, çfarë ata bëjnë për dashurinë e tyre ndaj allahut. Lënë shtëpitë, lekët, gruan, fëmijët, çdo gjë dhe vijnë këtu për të luftuar. Nëse burri im vendos që unë nuk mund të dal jashtë, unë nuk mund të dal. Një grua duhet t’i bindet gjithmonë burrit. Ata janë muxhahedinë, 15-16 vjeç dhe kanë vrarë 50 jo besimtarë. Allahu është i madh”, i thotë Fatima motrës së saj.

Sa më shumë kalonte koha familja po binte viktimë e presionit të vajzës, thonë investiguesit. Policia anti-terror zbuloi Fatimën teksa nxiste familjen e saj të vrisnin jo besimtarët.

“Nuk ka miqësi mes nesh dhe jo besimtarëve, edhe nëse ata janë prindërit tuaj”, ka thënë Fatima . Ajo gjithashtu ishte shprehur se ishte e gatshme të bëhej martire në emër të shtetit Islamik. Kur motra e saj e pyeti se çfarë do të thoshte xhihad ajo iu përgjigj duke thënë se në tokën e jobesimtarëve, ato i vrisnin ato.

Fatima pohoi se Kalifati do të sulmonte Italinë , duke thënë se në Romë do të zhvillohet një betejë e ashpër. Po ashtu , ajo është shprehur se ka mësuar të përdorë armët dhe si të luftojë me një kallashnikov dhe pistoletë. E ëma e saj në veçanti kishte dyshime mbi largimin e tyre nga Italia, por Fatima urdhëroi babain që të ushtronte autoritetin e tij mbi nënën.

Aldo Kobuzi i cili tani e quan vetën Said, kishte bërë 6 javë trajnim në Irak, përpara se të bashkohej me xhihadistët.Pas arrestimi të familjes së Fatimes, shqiptari u përball me akuza të rënda. Prokurorët mendojnë se ai mund të ketë qenë në kontakt me predikuesin turk Shefqet Krasniqi, imam i xhamisë së Madhe në Prishtinë, i cili është i dyshuar për rekrutm të xhihadistëve në Itali. Para arrestimit të tij, Krasniqi në dhjetor 2013 zhvilloi një takim me të në xhaminë El Hilal në Grosseto.

Pas arrestimit, familja e saj ka thënë se nuk kishte në plan t’i bashkohej ISIS, por ishin vetëm duke kërkuar një jetë më të mirë në shtetin islam./shqiptarja./