Vendet me taksat më të ulëta në botë

  • 08 October 2015 - 23:38
Vendet me taksat më të ulëta në botë

Forumi Ekonomik Botëror përdor “shkallën totale të tatimeve” si një masë për të parë se sa konkurrent është një vend. Shkalla totale e tatimeve në fakt përcaktohet nga Banka Botërore. Ja si funksionon ai, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Sasia totale e taksave është shuma e pesë llojeve të ndryshme të taksave dhe kontributeve të pagueshme, pasi të jenë llogaritur ndalesat dhe përjashtimet: taksa ndaj fitimit, apo të ardhurave të korporatës, kontributeve sociale dhe taksave të punës të paguara nga punëdhënësi, taksat në pronë, taksat kthyese, si dhe taksat më të vogla.

Kështu, ajo përfshin të gjitha taksat në punë që bien te punëdhënësi, por jo edhe ato të punëmarrësit. 

Ja edhe vendet me taksat më të ulëta në botë:

1. Ish-Republika jugosllave e Maqedonisë: 7.4%. Si shteti i vetëm me taksë më të ulët se 10%  ndaj bizneseve të veta, por FMN-ja vërejti këtë vit se borxhi publik është dyfishuar në Maqedoni, që nga viti 2008, pjesërisht si rezultat i këtij vendimi.

Image

2. Katari: 11.3%. Katari mund shtetet e tjera të regjionit, të pasura me naftë, duke zënë vendin e dytë.

Image

3. Kuvajti:12.8%. Ky emirat tash vonë refuzoi sugjerimin e FMN-së se duhet ta praktikojë një taksë ndaj profitit në biznes, me qëllim të zgjidhjes së krizës fiskale.

Image

4. Bahrejni: 13.5%. Ky vend është më pak i pasur me naftë sesa disa nga fqinjët e tij, meqë nuk mbledh tatime në të ardhura, në fitimet kapitale, në shitje, interesa, dividendë, etj.

Image

5. Lesoto: 13.6%. Për dallim nga shtetet e tjera që gjenden në këtë Listë, Lesoto është njëri ndër vendet më të varfra në botë dhe ka shkallën më të ultë tatimore në Afrikë.

Image

(Kosova Sot)