Thaçi&CO të përgjigjen para drejtësisë

  • 09 October 2015 - 07:38
Thaçi&CO të përgjigjen para drejtësisë

Vendimet e dëmshme, me pasoja financiare

Pushtetarët të japin llogari për korrupsionin e tyre

Opozita thekson se ata që qeverisën vendin, përfshirë edhe Hashim Thaçin dhe kryeministrin e tashëm, Isa Mustafa, por edhe të gjithë ata ministra, ish-ministra, duhet që të hetohen dhe të shikohet hedhja e nënshkrimeve të tyre mbi kontratat e dështuara, sikurse që është ajo e privatizimit të dështuar të PTK-së

Askush nuk e di se a do të mbajë dikush përgjegjësi penale nga pushtetarët kosovarë, duke filluar nga ish-kryeministri Hashim Thaçi, që ka hedhur firmën në vendimet e paligjshme për dëmin që po i shkaktohet dhe kanoset Kosovës në kontestet e arbitrazheve ndërkombëtare, për shkak të kontratave dhe vendimeve të paligjshme dhe korruptive të institucioneve tona si ishte rasti i dështimit të privatizimit të PTK-së, etj. Kohë më parë shteti i Kosovës tashmë e ka humbur një rast të tillë në Arbitrazhin ndërkombëtar në një kontest gjyqësor me një kompani nga Izraeli, duke qenë të detyruar të paguajnë 10 milionë euro. Bazuar në vlerësimin e ekspertëve të ekonomisë dhe deputetëve të Kuvendit të Kosovës, fajtorë janë ishmenaxhmenti dhe bordi që duhet të mbajnë përgjegjësi. Eksperti i ekonomisë, Samir Krasniqi, kryetar i Odës Ekonomike të Gjermanisë në Kosovë, tha se për secilin rast për të cilin dëshmohet, argumentohet se është shoqëruar me shkelje ligjore, duhet të trajtohet ligjërisht, pavarë- sisht se nga kush bëhen shkeljet ligjore... (Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)