Jahjaga dekreton 13 prokurorë të rinj

  • 09 October 2015 - 12:00
Jahjaga dekreton 13 prokurorë të rinj

Trembëdhjetë prokurorë të rinj janë dekretuar sot nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga. Prokurorët kanë dhënë betimin në një ceremoni të veçantë, të organizuar në kabinetin e Presidentes.

Në këtë ceremoni, sipas njoftimit nga Zyra e Presidentes, ishte i pranishëm edhe Aleksandër Lumezi, kryeprokuror i shtetit.

Në vijim, lista e prokurorëve të dekretuar, që dhanë betimin sot: Merita Shala Muhaxhiri, Prokuroria Themelore Prishtinë, Nebahate Salihu, Prokuroria Themelore Prishtinë, Bashkim Zeqaj, Prokuroria Themelore Prishtinë, Ajshe Ferati, Prokuroria Themelore Prishtinë, Rexhep Maqedonci, Prokuroria Themelore Prishtinë, Musa Mehaj, Prokuroria Themelore Prishtinë, Hava Krasniqi, Prokuroria Themelore Prishtinë, Kujtesa Fazliu, Prokuroria Themelore Gjilan, Zejnullah Gashi, Prokuroria Themelore Prizren, Ramiz Buzhala, Prokuroria Themelore Gjakovë, Mone Syla, Prokuroria Themelore Gjakovë, Visar Musa, Prokuroria Themelore Ferizaj, Besim Susuri, Prokuroria Themelore Ferizaj. 

(Kosova Sot)