Diktatori korean e pushon nga puna motrën e tij, arsyeja qesharake

  • 09 October 2015 - 12:51
Diktatori korean e pushon nga puna motrën e tij, arsyeja qesharake

Motra e diktatorit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un, është pushuar nga puna si kujdestare e sigurisë së vëllait, pas një serie gabimesh.

Në një incident, lideri brutal për pak sa nuk u godit në fytyrë nga një kitarë.

Kim Yo-jong, 26 vjeç, kujdeset për sigurinë e vëllait, por edhe për imazhin e tij.

Ajo humbi punën pasi në një rast, turma e eksituar gjatë një festivali rinor, e futi në mes diktatorin dhe për pak sa nuk ia mori frymën.

Në një rast tjetër, një muzikant i entuziazmuar gati sa nuk e goditi me kitarë.

Ndërkohë në Kore vazhdon të jetë shqetësim shëndeti i tepruar i diktatorit.