Pacientëve u vështirësohet jeta

  • 09 October 2015 - 13:42
Pacientëve u vështirësohet jeta

Pasojat e politikave të gabuaara qeveritare

Barnat janë shtrenjtuar pas pakos fiskale

"Për hipertension, terapia për 1 vit pa TVSH kushtonte rreth 500 euro, kurse tani me TVSH kushton 544 euro, terapia për astma dhe hipertension, nga 803 euro në vit, tani shtrenjtohet në 867 euro, terapia për diabetikët, nga 983 euro, shtrenjtohet në 1.061 euro", tha Besim Muzaqi, nga Komiteti për Shëndetësi i Lëvizjes Vetëvendosje

Pacientët kosovarë kanë paguar dhe po vazhdojnë të paguajnë çmime më të shtrenjta të barnave, se në çdo vend tjetër të rajonit. Shumica nga to janë pa banderola, kurse, në anën tjetër, barnat tregtohen me çmime sipas dëshirës së farmacistëve. Kjo ka ndikuar që shumica nga pacientët hallexhinj në disa raste të marrin rrugën për në vendet e rajonit dhe të furnizohen me barna. Ndërkohë, Qeveria ka vendosur që barnave t'i vendosin TVSH-në, në masën 8%. Për Besim Muzaqin, nga Komiteti për Shëndetësi i Lëvizjes Vetëvendosje, vendosja e 8 përqindëshit në barna është e papranueshme. Ai ka theksuar për "Kosova Sot" se Qeveria e Kosovës nuk është fare e interesuar për mirëqenien e qytetarëve. Duke folur për rëndësinë e barnave, Muzaqi ka shtuar se barnat nuk mund të konsiderohen mall i çfarëdoshëm. "Gjithnjë hartohen politika specifike për to, në mënyrë që t'i mundësohet secilit pacient të ketë qasje në terapi, e drejtë kjo e garantuar me karta ndërkombëtare të të drejtave të njeriut", tha ai... (Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)