Skandal: Devollët promovojnë birrë me simbole fashiste e naziste! (Foto)

  • 09 October 2015 - 14:12
Skandal: Devollët promovojnë birrë me simbole fashiste e naziste! (Foto)

Pija aloolike, Birra “Peja” ka zgjedhur që promovimin e produktit të saj alkoolik ta bëjë me simbole të cilat zgjojnë remineshenca me fushatat naziste.

Është siguruar  vetëm një nga disa reklamat e saj të vendosura përgjatë rrugëve të vendit, ku shihet se pranë shishes të mbështjellur me mbishkrim “Birra Peja”, ndodhet edhe një dorë e ngritur pak lartë, që ndryshe njihet si përshëndetje naziste e cila përdorej gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ajo që edhe më shumë tmerron është gjetja “Salute” e cila edhe sot e kësaj përdoret në Itali por jo me krahun e hapur që i bie të jetë një “kombinim” perfekt gjermano-italian- nga Koalicioni mes Hitlerit e Musolinit.

12096089_10155999294000391_6202495476804532309_n

Nëse Birra Peja dhe sidomos reklambërësit e saj e kanë bërë me qëllim këtë katrahurë prej reklame- mbetet të shihet ditët në vijim. Sidoqoftë, në një vend normal europian një reklamë e tillë jo vetëm që do të ndalohej të publikohej por prodhuesit në fjalë edhe do dënoheshin me gjoba të rënda, raporton gazeta Blic.

Për të parë edhe më mirë, dorën e cila gjendet në reklamën e Birrës “Peja”, japim foton më poshtë në të cilën është e paraqitur lideri i Partisë Naziste dhe shkaktari i Luftës së Dytë Botërore në të cilën vdiqën miliona njerëz, Adolf Hitler. 

nazi_hitler