Vritet një komandant i Iranit nga forcat terroriste

  • 09 October 2015 - 14:57
Vritet një komandant i Iranit nga forcat terroriste

Komandanti për ndërhyrjet jashtë kufijve të Ushtrisë Revolucionare të Iranit, Ndihmës Gjenerali i Ushtrisë (Forca e Kudsit), Hossein Hamadani është vrarë në Halep të Sirisë.

Sipas një deklarate të mediave të afërta me Ushtrinë Revolucionare të Iranit thuhet se Gjenerali i Brigadës, Hossein Hamadani, i cili shërbente si këshilltarë për ushtrinë siriane është vrarë të enjten në darkë në Halep të Sirisë.

Në deklaratë thuhet se Gjenerali është vrarë nga militantë të organizatës terroriste DAESH.

Gjenerali Hemedani është ndihmësi i Gjeneralit Kasım Sulejman i cili drejton operacionet fizike dhe ato të informacionit jashtë vendit dhe që njihet me emrin "Forca e Kudsit". Hemedani njihet si personi i cili drejtonte operacionet e organizatës Hisbullah nga Libani si dhe brigadat iraniane, Fatimijjun dhe Zejnebijjun të cilat operojnë në ndihmë të regjimit të Assad në Siri.