Universiteti i Gjakovës zgjedh Rektor të ri

  • 09 October 2015 - 15:50
Universiteti i Gjakovës zgjedh Rektor të ri

Shaban Buza është zgjedhur Rektor i ri i Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani”.

Nga tre kandidatët e intervistuar sot për këtë pozitë, Këshilli Drejtues i ka dhënë besimin Buzës me katër vota ‘për’ dhe dy ‘kundër’.

Buza është doktor i shkencave të makinerisë ndërsa ka punuar deri më tani si profesor i rregullt në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtinës”, në lëndët Teoria e Konstruktimit, Sistemet CAD/CAM, CAE, MEF dhe Logjika në Komunikacion.

Për pozitën e Rektorit të këtij universiteti kishin aplikuar gjashtë kandidatë, ndërsa janë intervistuar tre prej tyre. Marjan Dema ka marrë dy vota, ndërsa ish ushtruesi i detyurës së prorektorit, Ilir Kelmendi, asnjë votë.

Para se të mblidhej Këshilli Drejtues për ta zgjedhur rektorin e ri, një grup i studentëve të Universitetit të Gjakovës protestuan para rektoratit duke penguar mbajtjen e mbledhjes.

Policisë iu dash të intervenojë për ta zhbllokuar hyrjen e rektoratit duke arrestuar pesë studentë protestues.