Haradinaj thotë se nuk ka kërkuar takim me ambasadorët

  • 09 October 2015 - 17:43
Haradinaj thotë se nuk ka kërkuar takim me ambasadorët

Kreu i AAK’së Ramush Haradinaj në një reagim të tij ka sqaruar se nuk ka kërkuar takim me ambasadorët e vendeve të Quint’it. Ai ka thënë se e përshendetë takimin e Kryeparlamentarit Veseli me pesë ambasadorët

Më poshtë mund të lexoni njoftimin e AAK’së.

Njoftojmë mediat e shkruara dhe elektronike si dhe opinionin publik, se Kryetari I AAK-së, Ramush Haradinaj, nuk ka kërkuar ta takojë ndonjërin prej ambasadorëve të vendeve të Qunitit. Njëkohësisht zoti Haradinaj, përshëndetë takimin e sotëm të ambasadorëve me Kryetarin e Kuvendit të Kosovës.