Haxhiu: Zemajt i erdhi keq që nuk vrau ndonjë deputet të VV-së

  • 09 October 2015 - 17:48
Haxhiu: Zemajt i erdhi keq që nuk vrau ndonjë deputet të VV-së

Deputetja Albulena Haxhiu në emër të Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, ka bërë kallëzim penal ndaj deputetit të LDK-së, Armend Zemaj, në Prokurorinë Themelore të Prishtinës.

Ajo tha se deputeti Zemaj në deklarimet e tij publike ka thënë se i vinte keq se si gota e tij nuk e ka arritur cakun. Sipas Haxhiut, kjo do të thotë se atij i vinte keq që nuk arritur të vras ndonjë deputet të Vetëvendosjes.

“Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje sot ka ushtruar kallëzim penal kundër deputetit të LDK-së Armend Zemaj… Deputeti Zemaj fillimisht e kishte mohuar një diçka të tillë,madje kishte thënë në emisionin e ‘Info Magazine’ të Klan Kosovës se ishte një inskenim i Vetëvendosjes dhe pak ditë pas deklarata të tilla ku e mohoj një gjë të tillë doli në medie të shkruara dhe ato televizive, se deputeti Zemaj paska qenë në fakt ai që ka hedhur gotë në drejtim të deputetëve të G.P. të Vetëvendosjes. Përveç kësaj i njëjti nuk e mohoj më pas një gjë të tillë dhe tha se i mbetet hatrit që nuk e kishte arritur cakun, mirëpo nuk tregoj në fakt se kush ka qenë caku. .. Pra atij i erdhi keq që nuk mundi ta vras asnjëri nga deputetë e LVV sepse siç e dini gota e tij e qelqit mund të ketë edhe lëndime të rënda siç është edhe vdekja”, tha Haxhiu.

Haxhiu e pyetur disa herë nga gazetarët se a e konsideron veprim të ligjshëm hedhjen e gazit lotsjellës në një ambient të mbyllur ku kishte edhe gazetare shtatzëna, ajo nuk dha një përgjigje konkrete, duke thënë se deputetja e PDK-së, Blerta Deliu- Kodra, shtirej kinse kishte pësuar alivanosje nga gazi lotsjellës.

“Është për të ardhur keq se si disa gra të Kuvendit të Kosovës nuk e thonë as edhe njëherë të vetme një fjalë për d? ?met që po i shkaktohen Kosovës por e shfrytëzojnë gjininë e tyre për të bërë skena të tilla. Ne jemi të gjithë dëshmitar sepse e kemi parë deputeten Blerta Deliu e cila pas seancës plenare ka dhënë deklaratë për media dhe e njëjta është shtirur se të njëjtës i është rrezikuar jeta”, tha Haxhiu.

Haxhiu prapë deklaroi se në seancën e djeshme nuk është ushtruar dhunë nga Lëvizja Vetëvendosje dhe opozita, por dhunë po ushtrohet çdo ditë në qytetarët e Kosovës nga qeveria aktuale.

Në seancën e së enjtes deputetët e opozitës përveç që hoqën pëlhurat nga muralet në Kuvendin të Kosovës, hodhën edhe vezë e gazë lotsjellës në sallën e seancave përveç deputetë kishte edhe mysafirë dhe gazetarë e kameramanë që përcillnin këtë seancë./K.P.