Opozita pa vota, pozita pa model qeverisjeje

  • 09 October 2015 - 18:10
Opozita pa vota, pozita pa model qeverisjeje

Liderët shpeshtojnë takimet me votuesit

Politikanët e dështuar e bllokuan shtetin 

"E vërteta është se qytetarët nuk i duan sërish, as në pozitë e as në opozitë, asnjërën nga këto subjekte politike, të cilat kanë marrë mandat dhe përgjegjësi për të punuar për qytetarin, jo për partinë politike", tha analisti Blerim Burjani

Pavarësisht presionit të shtuar opozitar e qytetar, sipas përfaqë- suesve të pozitës, kryeministri Mustafa nuk e ka ndërmend që të dorëhiqet. Ndërkohë, lëvizjet e liderëve politikë në terren opozita i sheh si sinjal i përgatitjes për zgjedhje të reja, derisa pozita i quan kontakte normale me qytetarët. Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, e ka cilë- suar krejtësisht normale dhe pa prapavijë të fushatës përgatitore për zgjedhje të reja agjendën e takimeve të shpeshta të nënkryetarit Kadri Veseli gjithandej nëpër strukturat e PDK-së në nivel vendi. Ndërkohë, deputeti i LDKsë, Armend Zemaj, tha se është e sigurt që kryeministri Mustafa nuk do të japë dorëheqje, kurse vendi nuk pritet të shkojë në zgjedhje të reja, pavarësisht që opozita e kërkon këtë."Në atë mënyrë do të krijohej një precedent që kurdoherë një grup i vogël deputetësh, edhe prej 6 sish, kurdo qoftë që dëshirojnë, të dalin t'i ofrohen foltores së Kuvendit dhe të mos lejojë punën e tij", tha Zemaj për "Kosova Sot"... (Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)