Labinotë Demi: U dëmtuam moralisht nga gazi lotsjellës

  • 09 October 2015 - 18:32
Labinotë Demi: U dëmtuam moralisht nga gazi lotsjellës

Deputetja e Partisë së Drejtësisë, Labindotë Demi, ka thënë se hedhja e gazit lotsjellës nuk ishte aspak demokratike.

Ajo tha se ishte e befasuar që Albin Kurti bëri një veprim të tillë, i cili nuk i lëndoi shumë fizikisht, por dëmtoi shumë kanarinë e tyre.

“Kur debatojmë mund t’i mbushim mendjen njëri tjetrit për karakterin e një procesi, por kur gazi lotsjellës hidhet në sallë detyrohesh të largohesh nga aty pa e shprehur atë që mendon rreth atij procesi”.

“Kam menduar se është fishekzjarr që përdoret në dasma e jo gaz lotsjellës”.

“Kemi shpëtuar me lëndime të lehta. Por krenaria jonë morale është lënduar shumë”.

“S’e kam pritur nga Albin Kurti një gjë të tillë, sidomos për një lider si ai. Për mua është një zhgënjim veprimi i tij”.

“Fjala e lirë është bazë e demokracisë dhe kjo duhet të përfillet, s’e di se për çfarë demokracie na mbetët të flasim kur na e ndërprenë fjalën e lirë në Kuvend”, ka deklaruar Demi në Info Magazine të Klan Kosovës.