Agjencia e Kosovës për Akreditim me drejtor të ri

  • 09 October 2015 - 18:49
Agjencia e Kosovës për Akreditim me drejtor të ri

Agjencia e Kosovës për Akdreditim ka bërë të ditur se Këshilli Shtetëror i Cilësisë në një mbledhje të jashtëzakonshme ka vendosur për zgjedhjen e drejtorit të ri të këtij institucioni.

Kreu i ri i AKA-së është profesori Blerim Rexha, i cili është ligjërues në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Me marrjen e detyrës Rexha është zotuar që do të punojë me përkushtim për zhvillimin e mëtejmë të AKA-së dhe për ngritjen e cilësisë së arsimit lartë në Kosovë.