Ja çfarë moti do të mbizotërojë gjatë vikendit

  • 09 October 2015 - 19:20
Ja çfarë moti do të mbizotërojë gjatë vikendit

Sikur edhe gjatë javës, edhe në vikend do të mbajë mot i vranët dhe me reshje shiu.

Sipas IHMK, temperatura minimale do të lëvizë ndërmjet 8-10 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius.

Ndryshim i gjendjes sinoptike është në fushat barike , ku pritet të kemi rënje të ndjeshme vetëm ditën e diele dhe do të krijohen kushte për erëra të cilat do të fryjnë në drejtim të verilindjes dhe juglindjes me shpejtësi 1-11m/s, derisa nëpër disa lokalitete të pjesës veriperendimore të vendit shpejtësia e erës do të kaloj mbi 15m/s.

(Kosova Sot)