Familja Biden mblidhet në lidhje me “strategjinë presidenciale”

  • 09 October 2015 - 21:01
Familja Biden mblidhet në lidhje me “strategjinë presidenciale”

Zëvendëspresidenti amerikan Joe Biden gjatë kësaj fundjave do ta kryesojë një mbledhje familjare në shtëpinë e tij në Delauer, ku në agjendë do të jetë politika presidenciale. Derisa vret mendjen se a të konkurrojë edhe për të tretën herë për Shtëpinë e Bardhë, Biden 72-vjeçar është duke i vlerësuar gjasat e tij në raport me një figurë në venitje e sipër të Hillary Clinton-it dhe me socialistin Bernie Sanders, i cili mund të jetë tepër i majtë për të mbijetuar procesin zgjedhor. Një grup, i cili është duke u munduar që ta bindë Biden-in që të garojë, ka bërë me dije se tani ka lansuar një reklamë milionëshe kombëtare, që zgjat 90 sekonda dhe mban titullin “My redemption”. Në këtë reklamë tregohet jeta e Biden-it me fjalët e tij, të cilat janë marrë nga një fjalim i tij, të mbajtur në maj në Universitetin Jejl. Aty Biden përmend vdekjen e gruas së tij, Neilia dhe vajzës së tyre, Naomi në një aksident trafiku disa javë pasi  ishte zgjedhur për herë të parë në Senat, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Rrëfimi për tragjedinë familjare

'Lidhja e jashtëzakonshme, të cilën e kam me fëmijët e mi, është dhurata të cilën jam i sigurt se nuk do ta kisha sikur të mos kisha përjetuar atë që kam përjetuar. Por, duke u përqendruar te bijtë e mi, unë gjeta shpagimin tim”, thotë ai. 

Nëse Biden, 72 vjeç, me të vërtetë është duke planifikuar që të tentojë ta marrë nominimin e Partisë Demokratike, strategët demokratë thonë se ai duhet të presë që ta bëjë një deklaratë formale të kandidaturës së tij deri pas javës së ardhshme. Pretendentët  demokratë për Shtëpinë e Bardhë do të takohen për herë të parë të martën e ardhshme dhe Biden ka një ftesë që të marrë pjesë, me kusht që ta shpallë kandidaturën më parë. Por, një zyrtar partiak i tha “Daily Mail Online”-s se Biden nuk duhet të marrë pjesë në këtë konfrontim.

“Është në interesin më të mirë të zëvendëspresidentit që të mos ndihet nën presion”, thotë strategu, “për shkak të përgatitjes serioze që nevojitet për debate të tilla”. Ai shtoi se, nëse ka ndonjë kandidat, i cili mund të kyçet në garë edhe pasi ka lënë mangut një debat të tillë, atëherë ai njeri është zëvendëspresidenti aktual i SHBA-së, Joe Biden. Në të kaluarën Biden disa herë ka bërë me dije se nuk është i gatshëm që t’i rreket një detyre kaq të rëndë, sikur që është gara për president, por megjithatë e ka lënë të hapur një mundësi të tillë.

If Joe Biden is planning a bid to become the Democrats' presidential nominee, he should wait to make a formal declaration of his candidacy until after next week, strategists are saying. Biden is seen above speaking at a summit last week in New York

Biden, si plan rezervë

I biri i tij, Beau, vdiq në maj nga kanceri në tru, duke bërë që zëvendëspresidenti dhe gruaja e tij e tashme, Jill, të mbanin zi me muaj të tërë.

Beau ishte njëri ndër mbështetësit më të mëdhenj të Biden-it dhe thuhet se, para se të vdiste, i ka thënë të atit se do të donte ta shihte edhe një herë duke ia mësyrë Shtëpisë së Bardhë.

Disa ditë më vonë, një këshilltar i afërt i Beau-s, Josh Alcorn, bëri me dije se i bashkohej grupit që është duke punuar për përgatitjen e kampanjës së Biden-it, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Disa burime bëjnë me dije se, veprimet e Biden-it kohëve të fundit tregojnë më shumë se ai do të garojë, sesa që nuk do të garojë.

Biden e kaloi të hënën në shtëpinë e tij në Delauer. Pasi u kthye në Uashington të martën, ai u takua me Obamën, me rastin e takimit të tyre të rregullt privat. Zyra e zëvendëspresidentit refuzoi që të bënte komentime në lidhje me planet eventuale të Biden-it për garën presidenciale.

This scene from a new 'Draft Biden' ad depicts a young Joe being sworn into office as a senator in 1972. Biden took the oath from the Wilmington Medical Center, where his sons Beau and Hunter were being treated following a car accident that took the life of their mother, Neilia, and baby sister, Naomi

Një burim demokrat thotë se takimi i familjes Biden është thirrur që ai t’ua bëjë me dije atyre se ka vendosur që të marrë pjesë në garën për ta fituar nominimin presidencial demokrat.

Një zyrtar tjetër i Partisë Demokratike theksoi se Biden është plani rezervë i partisë edhe pse insistonte se, me këtë, nuk nënkuptonte dështimin e Hillary Clinton-it në lidhje me skandalin e saj me emaila.

Në fund, strategët thonë se vetëm Biden është ai që mund ta thotë me saktësi se kur është momenti i tij. “Këtë do ta merrni vesh, pasi  ta shihni”, tha ai.

Sido që të jetë, njëra ndër të metat kryesore që përmendet në lidhje me kandidaturën e Biden-it, është mosha e tij e shtyrë.

 (Kosova Sot)