Sajon një aksident me parashutë për të evituar një takim pune, arrestohet

  • 09 October 2015 - 21:13
Sajon një aksident me parashutë për të evituar një takim pune, arrestohet

Një austriake 34 vjeçare që pati idenë e keqe të sajonte një aksident me parashutë për të evituar një takim pune, duke shkaktuar reagimin e forcave të shpëtimit, është nën arrest, njoftoi sot policia.

Gruaja e re shkaktoi dërgimin e 18 forcave të shpëtimit pasi i kishte dërguar një mesazh kolegut me të cilin kishte takimin e punës, se kishte mbetur e varur në një pemë të malit Gaisberg, pranë Salzburgut.

I shqetësuar, kolegu kishte njoftuar menjëherë forcat e shpëtimit.

Këta të fundit, pasi kuptuan mashtrimin, paditën gruan e re për “stimulim të një situate urgjente në mal”.