Vëllezërit nuk mund të flasin, sapo të dalin nga shtëpia e tyre

  • 09 October 2015 - 21:53
Vëllezërit nuk mund të flasin, sapo të dalin nga shtëpia e tyre

Në shtëpinë e tyre, Bradley dhe Aaron Barnett janë dy djem të zakonshëm, që i pëlqejnë lojërat kompjuterike, futbollin dhe dinozaurët. Mirëpo, çdo mëngjes, sa herë që u afrohen dyerve të shkollës, ata bëhen të heshtur, derisa të vijnë në një pikë kur nuk mund ta nxjerrin as edhe një fjalë të vetme. Këta dy djem janë vetëm disa nga të prekurit me ‘memecëria selektive’ – frika nga të folurit kur janë jashtë shtëpisë, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Ky është një çrregullim i rrallë e kompleks, që zakonisht i prek fëmijët në moshën tre deri në gjashtëvjeçare dhe ndonëse askush nuk e di shkakun kryesor, ky çrregullim ndërlidhet me ankthin e ashpër.

Aaron Barnett

Në kërkim të shkaktarëve

Nëna e tyre e përkushtuar, Lisa Barnett, ka thënë që duhet pasur më shumë vëmendje për gjetjen e shkaktarëve të këtij çrregullimi mendor, në mënyrë që fëmijët e saj, sikurse edhe fëmijët e tjerë, të mund të flasin përsëri.

Ajo ka thënë: “Në shtëpi askush nuk mund të vërejë ndonjë çrregullim në gjendjen e tyre, mirëpo sapo të futet dikush brenda, gjërat ndryshojnë. Ata heshtin. Për shkak të moshës që kanë, njerëzit zakonisht mendojnë që ata po tregohen të pasjellshëm dhe nuk e kanë idenë që ata, fizikisht, nuk mund të flasin”.

Bradley Barnett with his parents Lisa and Chris

Bradley, që do t’i mbushë katërmbëdhjetë vjet më vonë gjatë këtij muaji, problemet e para i kishte pasur kur kishte filluar mësimet në shkollën fillore.

“Ai sapo e kishte filluar mësimin kur vëllezërit e tij, që shkonin në të njëjtën shkollë me të, më patën thënë që ai kishte ndaluar së foluri. Në fillim patëm menduar që ai ishte i turpshëm, mirëpo më pas atij patën filluar t’i binin flokët. Vuante shumë nga ankthi. Ai ngjitej për derën e hyrjes dhe mundohej të kalonte përtej rrethojave, vetëm e vetëm që të mos qëndronte në shkollë”, ka shtuar ajo.

Bradley Barnett

Komunikon me kuajt

Bradley ishte detyruar që dilte nga shkolla normale, për të shkuar në një shkollë speciale, në mënyrë që problemet e tij mendore të trajtoheshin me më shumë kujdes.

“Njëherë, kur ka qenë dhjetëvjeçar, na pati thënë që po dilte jashtë për të folur me një shok të tij, hap ky shumë i madh për të. Mirëpo, menjëherë pasi  pati dalë jashtë goja i ishte mbyllur dhe nuk kishte arritur ta nxirrte asnjë fjalë të vetme. Ka qenë një gjë tronditëse. Bradley kishte filluar të shkonte çdo javë, për rreth dy vjet, për të kalëruar, ku mund të komunikonte me kuajt”.

Ndonëse Bradley ka përjetuar simptomat e këtij çrregullimi për një dekadë të tërë, vëllai i tij, Aaron-i ka filluar të përjetojë diçka të ngjashme në moshën dymbëdhjetëvjeçare.

(Kosova Sot)