Ja si gatuhen kiflet që u shpërndahen nxënësve nëpër shkolla (Video)

  • 09 October 2015 - 23:33
Ja si gatuhen kiflet që u shpërndahen nxënësve nëpër shkolla (Video)

Për të zvogëluar gabimet njerëzore, Komuna e Prishtinës vendosi qe kiflet t’ia besonte një fabrike. Kjo pasi vitin e kaluar në përbërjen e kifleve qe shpërndaheshin për nxënësit e shkollave fillore në Prishtinë, përveç xhemit, mollës e djathit u gjend edhe një mi. Tani kiflet gatuhen ne një formë krejt tjetër.

Pasi debatin për kiflet e shoqëronin edhe mëdyshjet nëse përdorej aditiv ose jo, kjo dilemë tashmë është shuar, raporton 038 i KTV-së.

Diskutime te mëdha kishte edhe për paketimin e kifleve. Tani edhe mësimdhënësit e kanë më të lehtë, pasi në bazë të numrit të nxënësve në klasa do të ketë aq kifle të paketuara në shportën e mësimdhënësit përgjegjës.

Por, ne anën tjetër ekziston një problem se nxënësit e ciklit te ulët vijojnë mësimin në orët e pasdites e kjo ngatërron paksa piramidën e ciklit te ushqyerit ditor te fëmijës.

Sipas kompanisë, ata nuk po e bëjnë për përfitime, por për të treguar qe një projekt i tillë mund të realizohet pa problem edhe në Kosovë.