Jahjaga t'i japë fund soditjes

  • 10 October 2015 - 08:02
Jahjaga t'i japë fund soditjes

Situata politike, më e tensionuar se kurrë

Ndërkombëtarët duhet gjithashtu të ndërhyjnë

"Opozita ka arritur në shkallën e parafundit të pakënaqësisë. Kjo gjendje domosdo kërkon edhe ndërhyrjen e drejtpërdrejtë të presidentes në ndërmjetësim për gjetjen e zgjidhjes. Shpëtimi është dialogu, i cili do të themelojë një komision ad-hoc për zbatimin e marrëveshjeve të arritura bashkërisht ndërmjet pozitës dhe opozitës. Po ashtu, edhe BE-ja dhe SHBA-ja duhet t'i takojnë në mënyrë emergjente palët për të propozuar zgjidhjen eventuale", është shprehur Blerim Burjani 

Presidentja e Republikës së Kosovës, e cila ka në dispozicion të ushtrimit të detyrës edhe 7 muaj, deri në zgjedhjen e presidentit të ri të vendit, pavarësisht që po e përcjell me kujdes krizën e re politike ne vend, bllokimin e punës së Kuvendit, që reflekton edhe në bllokimin e punës së Qeverisë, ende nuk ka vendosur të marrë iniciativë, sipas autorizimeve kushtetuese, që të thërret në tryezë debati liderët politikë, për të diskutuar gjetjen e formulës së tejkalimit të krizës. Në pyetjen e adresuar nga gazeta në adresë të Zyrës së informimit pranë kabinetit të presidentes, nëse ajo po planifikon një takim ndërmjetësues me liderët e partive politike apo krerët e institucioneve, që të gjendet një formulë e pranueshmja e tejkalimit të situatës, nuk është dhënë asnjë sinjal për ndonjë plan të afërt të presidentes për zhvillime të tilla. "Presidentja konsideron që është përgjegjësi e të gjitha subjekteve politike të përfaqësuara në Kuvend, që të sigurojnë funksionimin e institucioneve dhe të ruajnë kredibilitetin e tyre. Një Kuvend, që përgjegjësi kryesore e ka vendimmarrjen për interesat e qytetarëve të Kosovës, nuk duhet të bllokohet nga vetë deputetët e tij, të cilët e kanë për detyrë që Kuvendin dhe rrugët institucionale t'i shfrytëzojnë për të gjetur rrugëdaljen nga sfidat, e jo për t'i thelluar ato. Presidentja vlerëson që një bllokadë institucionale do të na kthente prapa në shumë procese të rëndësishme në të cilat është shteti i Kosovës," thuhet në përgjigjen për "Kosova Sot" nga Zyra për informim e kabinetit të presidentes Jahjaga... (Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)