Politika po e dështon Prokurorinë

  • 10 October 2015 - 08:08
Politika po e dështon Prokurorinë

Asnjë hap serioz në luftimin e krimit

"Guraziu: PDK -ja e ka kapur KPK -në 

"Kryeprokurori Aleksandër Lumezi, nëse vërtet e ka ndërmend të fillojë diçka në luftimin e krimit dhe korrupsionit, duhet ta bëjë këtë sa më parë. Nëse ai nuk ka prokurorë të aftë që ta bëjnë këtë, duhet të fillojë me procedurat për ndërrimin e tyre. Nuk mund të presim deri në pafundësi që të fillohet diçka. Përndryshe, këto çështje duhet t'i shtrojmë në Kuvendin e Kosovës dhe të fillojmë me ndryshime serioze", është shprehur deputeti Adem Salihaj

Korrupsioni dhe krimi ekonomik janë disa prej problemeve më të mëdha dhe më të përhapura në Kosovë. Për këto fenomene nuk kanë munguar diskutimet, por nuk është jetësuar asgjë në praktikë. Dhe kur këtë e konfirmon vetë Kryeprokurori i Shtetit, do të thotë se gjendja është alarmante, pavarësisht kapaciteteve ligjore që ka Kosova. Së fundmi, Këshilli Prokurorial është bërë arenë kritikash në drejtim të ish- koordinatores kombëtare të antikorrupsionit Laura Pula, pasi është konstatuar dështim në realizimin e plani të veprimit për rritjen e efikasitetit të sistemit prokurorial në luftimin e korrupsionit. Sipas Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi, lufta jo e efektshme kundër korrupsionit e pengon Kosovën edhe në procesin e liberalizimit të ligjeve. Për këtë arsye ai ka këshilluar që t'u rrihet gati dyshimeve për korrupsion që bëhen publike."Unë nuk po shoh rezultate, ashtu siç thoni ju. Pse kemi lëndë të korrupsionit të parashkruar. Pse kemi lëndë më shumë në vitin 2013? Edhe lëndët e vjetra duhet të kryhen, por jo t' u jepet prioritet. Prioritet duhet t'u jepet rasteve që bëhen publike dhe aty duhet të reagohet sa më shpejt," i është drejtuar Kryeprokurori Lumezi, koordinatores antikorrupsion Laura Pula. Në këto rrethana lind pyetja se a duhet të marrë masa Prokuroria ndaj prokurorëve të dështuar dhe a ka kapacitete ajo për të luftuar korrupsionin dhe krimin ekonomik? ... (Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)