Korrupsioni milionësh me tenderë, i pandëshkuar

  • 10 October 2015 - 08:14
Korrupsioni milionësh me tenderë, i pandëshkuar

Organet e drejtësisë të dështuara, Qeveria e kriminalizuar

Asnjë e dhënë zyrtare për aferat në prokurimin publik

Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Ismajl Kastrati, thotë tenderët e "porositur" nga të fortët janë të paprekshëm dhe nuk mund të hetohen, ose hetohet aty këtu ndonjë tender i vogël

Askush nuk e di se sa është punuar nga Prokuroria e shtetit në hetimin e tenderëve publikë, të cilët janë lajmëruar në Antikorrupsion dhe si rrjedhojë se a do të mbajë dikush përgjegjësi penale për këto keqmenaxhime dhe vjedhje të parasë publike. Me gjithë pyetjet e dërguara në adresë të Zyrës së kryeprokurorit të shtetit , Agjencisë Kundër Korrupsionit dhe zyrtarëve të OSHP-së se sa janë shifrat e lëndëve të zgjedhura të kësaj natyre, prapëseprapë zyrtarët e tyre nuk kanë dërguar përgjigje për gazetën. Ndërkaq, kryeprokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi, ka njoftuar për numrin e lëndëve të natyrës së korrupsionit që janë zgjedhur vjet e sivjet. Sipas kryeprokurorit Lumezi, janë 686 raste për korrupsion që i kanë zgjidhur prokurorit në vend për periudhën nëntor 2013 deri në qershor të vitit 2015, por prokurorive u kanë mbetur edhe 582 të pazgjidhura. Lumezi ka thënë se janë duke i hetuar disa raste edhe të nivelit të lartë dhe ka kërkuar nga të gjithë prokurorët që të merren edhe me hetimin e zyrtarëve të lartë, ngase, sipas tij, mosluftimi i korrupsionit po ndikon edhe në përkrahje të krimit... (Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)