Shqiptari hyn të grabisë në banesë, mban peng fëmijën e çiftit italian

  • 10 October 2015 - 11:33
Shqiptari hyn të grabisë në banesë, mban peng fëmijën e çiftit italian

Një shtetas shqiptar është arrestuar në flagrancë në Padova, gjatë një grabitjeje me dhunë në një banesë.

Ngjarja – Emiljan Shelna, 31 vjeç, hyri në shtëpinë e një familjeje që jeton në katin e parë të një pallati në Padova. Familjarët u zgjuan dhe vrapuan për të parë se çfarë po ndodhte në kuzhinë . Shqiptari në moment kapi fëmijën 10-vjeçar të çiftit dhe i vuri në fyt thikën që mbante në dorë, shkruan Corriere della Sera

Zgjuarsia dhe gjakftohtësia e 15-vjeçares – Por Shelna nuk e kishte vënë re që çifti kishte edhe një vajzë tjetër, 15 vjeç, e cila doli menjëherë nga shtëpia e telefonoi policinë.

Ndërhyrja e menjëhershme – Karabinierët e zonës shkuan menjëherë në vendngjarje, dhe autori i surprizuar nga policët, lëshoi për një moment fëmijën, dhe pikërisht në atë moment karabinierët e netraulizuan dhe arrestuan 31-vjeçarin.

Operacioni përfundoi me sukses – Më pas djali 10 vjeç u dërgua në dhomën e urgjencës për shkak të frikës dhe tronditjes së madhe nga ngjarja. E gjitha familja është mirë, raportojnë mediat italiane, transmeton Ora. Gadishmëria dhe gjakftohtësia e vajzës 15-vjeçare bëri që policia të mbërrinte menjëherë duke kapur në flagrancë hajdutin, dhe shpëtuar të gjithë familjen.