Berisha: Ruaje Zot Kosovën nga Vetëvendosja!

  • 10 October 2015 - 12:22
Berisha: Ruaje Zot Kosovën nga Vetëvendosja!

Këshilltari i kryeministrit Mustafa, Besnik Berisha, ka reaguar pas deklarimeve të një dite më parë të sekretarit të Vetëvedosjes, Dardan Molliqaj, i cili ka thënë se subjekti i tij politik nuk ka se çfarë të humb.

Në një shkrim në Facebook, Berisha thotë se përfaqësuesi i Vetëvendosjes më në fund, në mes tjerash, pranoi se ky subjekt nuk ka se çka të humb më dhe kjo, sipas tij, arsyeton çdo veprim për të penguar jetën institucionale, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

“Zot ruaje këtë vend nga humbësi që ka humbur çdo gjë, përfshirë dhe shpresën për t'u ringjallur ndonjëherë. Rreziku për shtetin dhe qytetarët sa vjen dhe shtohet, e sidomos nëse edhe më tutje veprimet dhe dhuna e fundit, tolerohet”, thekson Berisha.

Ai ka bërë thirrje që të gjithë të vihen kundër dhunës sa nuk është bërë vonë, “sepse koha do të na ndëshkojë". (Kosova Sot)