Studentët e Gjakovës reagojnë ndaj ministrit Bajrami e kryetares Kusari-Lila

  • 10 October 2015 - 12:37
Studentët e Gjakovës reagojnë ndaj ministrit Bajrami e kryetares Kusari-Lila

Parlamenti Studentor i Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani”, ka reaguar  ndaj arrestimit të pesë studentëve, të këtij Universiteti, të cilët u arrestuan dje.

Përmes një komunikate për media, studentët  i kanë kundërshtuar edhe fjalët e ministrit Arsim Bajrami dhe kryetares së komunës, Mimoza Kusai-Lilës.

Më poshtë mund të lexoni reagimin:

Më datë 09.10.2015 Parlamenti Studentor i Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani” vazhdoi protestën e nisur më dt.08.09.2015.

Protesta filloi diku rreth orës 09:30 para objektit të rektoratit, aty ku bllokuam hyrjet në të dyja anët.

Që në hapat e para të zhvillimit të protestës u ndaluam nga sigurimi i rektoratit të hyjmë deri tek dera mirëpo pa hyrë mbrenda objektit, sepse qëllimi i jonë ishte që ta t’i mbyllim portat e rektoratit që të mos e lejojmë të hyjnë mbrenda objektit njerëz të emëruar jashtëligjshëm dhe anëtarë tjerë të Këshillit Drejtues duke mos e lejuar të mbahet mbledhja e paralajmëruar.
Dy nga anëtarët e Këshillit Drejtues ia arritëm t’i zbrapsim, ngase e panë që nuk po tërhiqemi nga qëndrimi i jonë dhe e panë që studentët kishin të drejtë në pengimin për ta mbajtur mbledhjën.

Sigurimi i rektoratit nuk arriti të na ndalojë deri sa kanë thirrur pjestarë tjerë të sigurimit të znj. Mimoza Kusari-Lilës, ku secili nga këta pjestarë ishte i armatosur.

Ata tentuan të hyjnë mbrenda oborrit të rektoratit mirëpo një gjë e tillë nuk u lejua nga studentët.

Provuan në mënyra të ndryshme që të hyjnë mbrenda derisa ia arritën qëllimit duke bërë dëme materiale pra duke thyer dyert dhe duke u përleshur dhunshëm me studentët.
Ata hynë mbrenda vetëm e vetëm që tua mundësojnë përmbushjën e qëllimeve politike.
Sigurimi i znj. Mimoza Kusari-Lilës ushtruan dhunë ndaj studentëve protestues, studentët gjatë përleshjës morën lëndime trupore dhe psiqike.

Ne Parlamenti Studentor jemi të shqetësuar thellë me gjendjën në Universitet që e solli konkretisht ministri Bajrami, sot e dëshmojë këtë, me rrahje e përleshje me studentë.

Studentët nuk janë “Rrugaç” të manipuluar siç kishte thënë znj. Mimoza Kusari-Lila.
Studentët të cilët u arrestuan janë ndër studentët më të dalluar të Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani” dhe përfaqësuesit më të dinjitetshëm në përfaqësimin e tyre, veprat e të cilëve po flasin, me qëndrimin që deri në përmbushjën e kërkesave s’do të ndalen.

Ky është vetëm fillimi, ne jemi të vendosur që s’do të ndalemi deri në realizimin e qëllimeve, pra qëllimet tona janë të qarta: Miratimi i kërkesave dhe ankesave të studentëve, rizgjedhja e Këshillit Drejtues, lejimi i afatit të tetorit me dy provime, të njëjtit të vlejnë për kusht, largimi i politikës nga Universiteti që e instaloi ministri Bajrami duke i shkelur të gjitha rregullat ligjore, duke na hedhur të gjithëve pluhur kinse “ka të drejtë”.

Ne si studentë dhe përfaqësues të tyre kërkojmë publikisht para se të jetë vonë, nga dyshja Bajrami-Kusari që mos ta shkatërrojnë këtë vatër të madhe të dijes, për hirë të studentëve bëjeni këtë, hiqni dorë ngase e shkatërruat këtë institucion.

Sot ne nuk ditëm se ku jemi, ku ndodhemi, a jemi në Kore apo Vietnam, por shikuar realisht ne ishim në qytetin më me traditë, në mesin e Gjakovës.
Ku në mënyrë të dhunshme, të egër e barbare na rrahët, na ofenduat sikur të ishim jashtëtoksorë, e këto i bëtë vetëm e vetëm që të sillni rektorin për interesat e juaja në mënyrë të dhunshme sikur në kohën e regjimit.

Ne si Parlament Studentor, si organ qevërisës në Universitet e të cilit po i mohohet një gjë e tillë, ju bëjmë thirrje të gjitha institucioneve vullnetmirë, demokratike, të gjitha mediave elektronike dhe atyre të shkruara të ndërhyjnë në UGJFA, t’i bashkohet studentëve për të mirën e përgjithshme të gjeneratave.

Ne do të vazhdojmë me GREVA, PROTESTA dhe BOJKOT të mësimit deri në realizimin e qëllimeve tona.
Edhe nëse të jepet urdhër që të arrestohen të gjithë studentët, në çoftë se një studentë i vetëm të mbes, ky studentë do të jetë në GREVË, PROTESTË dhe në BOJKOT.

E patë sot arrestimin e pesë studentëve, qëllimi i tyre shihej qartë që kërkonin të mbronin të drejtat legjitime, e patë mirë që dhunshëm i arrestuan dhe i larguan nga hapsira e rektoratit.
Si përfaqësues të juaj po mundohemi të japim maksimumin e punës për luftimin e padrejtësive.
Të gjithë këtë motiv për të vazhduar po na jepni ju studentë të dashur.

Ne s’do të ndalemi deri në përmbushjën e kërkesave tona.
Ne do t’ju njoftojmë me kohë për hapat që do t’i ndërmarrim.
VAZHDOJMË !!!
#Mestudentët

(Kosova Sot)