Paradë madhështore për 70-vjetorin e Partisë së Punës në Korenë e Veriut

  • 10 October 2015 - 16:38
Paradë madhështore për 70-vjetorin e Partisë së Punës në Korenë e Veriut

Këtë të shtunë në Korenë e Veriut po zhvillohet një nga festimet më të mëdha të bëra ndonjëherë, për 70 vjetorin e Partisë së Punës që udhëheq vendin. Herët në mëngjes ka nisur një paradë e autoblindave ushtarake dhe raketave, e shoqëruar me parakalimin e trupave ushtarake.

Kim Jong, lideri suprem i Koresë së Veriut ka drejtuar ceremoninë me një fjalim, por asnjë lider i huaj nuk ka marrë pjesë në të. Kim e ka nisur ditën duke bërë homazhe në nder të babait të tij Kim Jong il dhe gjyshit në Pallatin e Diellit.

Ai është shprehur:"Armët revolucionare të partisë tonë tregojnë se jemi gati të përballemi me çdo lloj lufte që mund të vijë nga imperialistët amerikanë". Ndërkohë, tanke kanë parakaluar në sheshin e Penianit pas fjalimit të liderit, ndërsa në ajër ka fluturuar një skuadrilje avionësh.

Sipas korrespondentë të medieve ndërkombëtare, përmes eventeve në fjalë vendi komunist synon të japë mesazhin e qartë se, këtu ka një forcë ushtarake solide.